Për njerëzit që shpresojnë, këto janë disa zakone që mund të bëni për të rritur shpresat
Nicole Kidman, nje prej divave me te medha te botes hollivudiane, sulmon pikerisht vendin ku u e be famshme per mbare boten.
Sipas aktores australiane, dhuna qe pesojne femrat ne bote vjen edhe si pasoje e Hollywood-it. Gjate fjales se mbajtur ne Washington si perfaqesuese e Unifem (Fondi i OKB-se per zhvillimin e gruas), Kidman ka mbeshtetur dokumentin nderkombetar kunder dhunes ndaj femrave qe politika e jashtme e Shtepise se Bardhe kerkon ta aplikoje ne vendet e huaja.
“Hollywood-i ka padyshim nje ndikim te madh ne dhunen qe pesojne femrat”, tha Kidman duke iu pergjigjur pyetjes se deputetes republikane Dana Rohrabacher e cila tha: “Perse kinemaja i sheh si objekte seksuale me te dobetit”. “Une nuk jam pergjegjese per ate qe ben Hollywood-i, por jam per ate pjese qe I perket karrieres time. Per kete fakt nuk me intereson te flas per rolet denigrues te femrave”, shton Kidman.
Pak ore me vone, ne nje interviste dhene per Nbc, Barack Obama u shpreh i penduar, duke thene se nuk ka qene perhere ne lartesine e nje babai dhe bashkeshorti ideal. “Michelle ka bere shume sakrifica per mua, sidomos ne perkujdesjen per vajzat”, theksoi presidenti, duke shtuar se shpesh here i eshte dashur te vendose mendjen ne vend. “Michelle me thoshte perhere: perse kur vajzat shkojne te provojne nje fustan, duhet t’i shoqeroj vetem une?”.
Top Channel