Jeta ne token pa kufij

23/10/2009 19:05

Midis nje zone me popullsi te dendur, gjendet nje kufi. Nuk ndodhet midis tokave te diskutueshme mes Izraelit dhe Palestines dhe as ne Mitrovicen e Veriut. Ndodhet jo shume larg Tiranes, eshte nje toke e askujt.

Gjendet pikerisht mbi vijen e verdhe qe ndan kryeqytetin me komunat fqinje.

Nje zone nevralgjike ku lidhen ngushte interesa ekonomike dhe politike, territor i cili pretendohen nga tre njesi vendore njeheresh.

Por pikerisht aty ku kalon vija ndarese mes Tiranes dhe komunave jeton edhe 75 vjecari Mustafa Murati. Kufiri bie mbi shtepine e tij ku jeton prej 15 vitesh.

Ne pamje te pare kjo zone kufitare duket tejet e qete, por nuk eshte keshtu. Banoret kufitare jane ne nje hall te madh.

“Kemi dhjete vjet qe banojme ketu. E denim se ishte toke shteterore dhe si territor e merr Dajti. Kjo eshte nje zone kufitare mes komunes se Dajtit dhe asaj te Farkes. Edhe Farka na del per zot edhe minibashkia po, edhe Dajti po”, thote Mustafai.

Ai dhe banoret e tjere te zones nuk e dine se kujt i takojne, nuk dine se ku te marrin sherbimet ku te votojne dhe ne cilen njesi te paguajne taksat.

Komuna Dajt kerkon hakun e saj, po keshtu edhe komuna Farke, po keshtu edhe njesia bashkiake numer 1 ne Tirane.

“S’ka qeveri ketu tek ne. Eshte nje gje shume e keqe sepse ne kemi halle dhe probleme, mirepo s’ka as kryeplak dhe as komune qe te na perfaqesoje”, ankohet Mustafai.

Kjo eshte vetem nje copez nga nje histori e perditshme, e gjate dhe e lodhshme qe mijera njerez midis kaosit corganizmit dhe rremujes mundohet te shtyjne perpara me dinjitet jeten e tyre.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel