Izrael, Ariel Sharon permiresohet

23/10/2009 11:00

Ish kryeministri izraelit, Ariel Sharon, i cili hyri ne gjendje koma para tre vjetesh duke ia lene detyren e kreut te qeverise zevendesit te tij Ehud Olmert, po permiresohet.

Qe prej atij viti, Olmert ka kaluar nje periudhe te veshtire pasi ishte ne gjendje te pavetedijshme per shume kohe. Por ditet e fundit, gjendja e tij shendetesore eshte permiresuar ndjeshem. Sipas keshilltarit Dov Weisglass Sharon eshte duke dale nga gjendja e komas.

“Nese rizgjimi do ndodhe vertete, kete vetem qielli e di”, u shpreh ai. Konfirmimi i pare per permiresimin e gjendjes se ish kryeministrit erdhi pak dite me pare nga doktori Shlomo Segev. Sharon eshte shtruar ne qendren klinike Sheba te Tel Avivit ku ruhet nga nje ushtar dhe sherbimi i sigurise, Shin Bet. Ne dhomen e tij lejohen te hyjne vetem mjeku Segev, djemte Omri dhe Ghilad si dhe bashkeshortja e ketij te fundit, Inbal.

Shpesh here Sharon i mban syte te hapur dhe ka perpara nje televizor ku shfaqen dokumentare per natyren qe duhet t’i kujtojne fermen e tij ne Neghev. “Kur i thone te levize nje gisht ai e ben”, thekson mjeku Segev, duke sqaruar se Sharon merr fryme vete por ushqehet me anen e nje sonde. “Le te themi se Sharon eshte ende ne koma dhe i pavetedijshem por gjendja e tij nuk eshte e rende”, shtoi ai.

Top Channel