Familja e dhunuar, strehim prane viktimave te trafikut

23/10/2009 16:00

Liri Neziri bashke me kater djemte e saj eshte strehuar perkohesisht ne Shkoder, por sherbimi social po punon per transferimin e saj ne Tirane, prane qendres per pritjen e viktimave te trafikimit.

Mungesa e nje strehe per grate dhe femijet e dhunuar ka detyruar punonjesit e sherbimit social te strehojne kete familje prane viktimave te trafikimit.

Papunesia, ka rritur varferine ne shume zona te Shqiperise dhe ka shkaktuar kriza te medha sociale qe shpesh degjenerojne ne dhune.

Rastet e denoncimit te dhunes ne komisariat jane rritur, por ne te shumten e rasteve mungon keshillimi nga psikologet per grate dhe femijet.

Trauma qe pesojne keto familje eshte e thelle dhe masat e marra nga stukturat e shtetit jane te vaketa.

Top Channel