Ceceni, presidenti Kadyrov i shpeton atentatit

23/10/2009 21:45

Presidenti cecen Ramzan Kadyrov i ka shpetuar per fije nje atentati. Forcat e sigurise kane vrare nje kamikaz dhe kane gjetur ne makinen e tij 200 kilogram eksploziv dhe nje sistem elektrik gati per t’i shperthyer.

Duke shkelur deri ne fund pedalin e gazit, atentatori kishte arritur te rrezonte kangjellat e nje kantieri ndertimi qe do te vizitohej nga presidenti.

Forcat e sigurise qe ndodheshin aty i kane bere thirrje te ndalej, por kur e pane qe makina vazhdoi te ecte hapen zjarr duke e vrare kamikazin para se te hidhej ne ere.

Top Channel