Meta: Eshte spekuluar per marreveshjen detare

22/10/2009 21:50

Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtem Ilir Meta ka hedhur poshte cdo pretendim te opozites dhe mediave per falje te hapesires detare Greqise.

“Ka pasur nje spekullim te jashtezakonshem per marreveshjen me Greqine. Italia dhe Greqia e kane caktuar kufirin ne vitin 1977, Shqiperia me Italine ne vitin 1990. Persa i takon pikes treshe ku takon pika e kufirit ne det, do behet me negociata trepaleshe. Nevoja per te patur nje marreveshje me Greqine ka ardhur nga publikimi i nje lajmi se nje kompani e njohur do bente kerkime ne det dhe sipas pales greke, kerkimet do beheshin ne mes te kufirit. Duhej zgjidhur si problem sepse nuk ka pasur kufi dhe bisedimet jane bazuar tek konventa e detit ku dy vendet jane anetare”, tha Meta ne “Top Story”.

Zevendeskryeministri, Ilir Meta e ka konsideruar si nje “krize artificiale” te krijuar nga opozita marreveshjen per kufirin detar me Greqine. Ai ka deklaruar se nuk ka nje mungese komunikimi per zgjidhjen e kerkeses se opozites per hapjen e kutive. Sipas tij, nese nje gje e tille ekziston, kjo vjen per shkak te kreut te PS-se.

“Mungesa e komunikimit ne te gjitha rastet apo krizat artificiale qe tentohet te sillen si c’ishte edhe marreveshja me Greqine, nuk vjen nga ana e qeverise. Komunikimi nuk eshte nderprere nga Berisha, por nga Rama. I ftoj ne Ministrine e Jashtme qe te bisedojne me ekspertet, por e kane me te lehte qe te dalin ne proteste para ministrise. Pjesa e mungeses se komunikimit ne te gjitha rastet vjen nga nje pale”, eshte shprehur Meta. “Eshte nje marreveshje qe respekton kushtetuten e vendit tone dhe ligjet e te drejtes nderkombetare”, shtoi ai.

Me tej, ai u perqendua ne akuzat e opozites dhe mosparaqitjen ne parlament me pretendimin e hapjes se kutive. “Nuk ka legjislacion se si veprohet me pretendimet per ceshtjen e votave dhe te kutive. Jane konsumuar te gjitha hapat dhe etapat dhe ne fund fare ka vendosur Kolegji Zgjedhor, i ndertuar ne menyre te pavarur. Qendrimi qe mbajme sot nuk ka te beje me pjesemarrjen ne qeveri sepse edhe ne 2005-en LSI u demtua, por LSI asnje dite nuk bojkotoi por shkoi ne parlament dhe doli me nje platforme. Ketu nuk ka nje ndryshim qendrimi nga LSI. Ne nuk themi qe zgjedhjet ishin te perkryera. Kishin problemet e tyre. PS nuk ka cuar ne prokurori deri sot asnje ceshtje”, theksoi numri 2 i qeverise. Sipas Metes, Parlamenti nuk mund te dale mbi gjykaten, por opozita duhet te beje kerkesa kushtetuese.  

Top Channel