Kuvend, demokratet hedhin poshte akuzat per kufirin

22/10/2009 19:35

Deputetet e mazhorances kane hedhur poshte cdo akuze per falje te territorit shtetit grek ne marreveshjen per percaktimin e kufirit detar mes dy vendeve.

Gjate debatit te lire ne Kuvend, disa deputete kane ngulmuar ne faktin se kjo marreveshje eshte bere ne menyre krejtesisht transparente dhe profesionale. Qendrimi i tyre ka qene i njejte me ate te mbajtur nga Kryeministri Sali Berisha, se Shqiperia nuk i ka falur asnje cm toke ose ajer shtetit grek.

Duke e cilesuar kete debat si nje shpikje absurde te opozites, deputetet demokrate kerkuan rikthimin e saj ne Kuvend, pasi mungesa ne bashkepunimin per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian eshte sipas tyre, “tradhetia e vertete qe po i behet kombit nga Partia Socialiste”.

Top Channel