Ulja e sasise se energjise qe paguhet me cmimi te ulet do te godase fort buxhetet e familjeve.
Ulja ne 210 kilovat ore konsum ne muaj, nga 300 qe eshte aktualisht, sikunder pritet te propozoje ERE, fatura e shpenzimeve per nje familje rritet minimalisht 20 per qind.
Aktualisht nje familje e cila konsumon 300 kilovat ore energji, paguan ne total 2 mije e 520 leke duke perfshire dhe Tatimin mbi Vleren e Shtuar. Nese blloku do te ulej ne 210 kilovat ore, e njejta familje me te njejten sasi konsumi prej 300 kilovatesh ne muaj do ta paguaje faturen tashme plot 21.4 per qind me shume ose 3060 leke.
Skema e uljes se bllokut nuk prek vetem familjet qe konsumojne nga 210 ne 300 kilovat ore energji ne muaj. Ajo do te rrise cmimet edhe per ato familje qe konsumojne me shume se 300 kilovat ore.
Nje familje e cila harxhon 400 kilovat ore ne muaj, paguan aktualisht 3960 leke. Por nese do te hyje fuqi skema e re e uljes se bllokut, atehere fatura e saj do te rritet me 13.6 per qind duke arritur ne 4500 leke.
Familjet shqiptare u perballen me nje skeme te ngjashme te rritjes se cmimit dy vjet me pare. Ne ate kohe Enti i Energjise riktheu sistemin e tarifimit me dy fasha duke vendosur si kufij sasine 300 kilovat, per te cilen energjia paguhej me 7 leke per kilovat.
Mbi kete sasi cmimi i nje kilovati tarifohet me 12 leke. Ne ate kohe vetem permes kesaj skeme cmimi mesatar i energjise ne Shqiperi u rrit me rreth 18.6 per qind, nje skenar qe po kerkohet te perseritet serish edhe kete vit, pasi kerkesa e OSSH ka qene per nje rritje me 23 per qind.
Top Channel