Turizmi, rritet volumi dhe te ardhurat neto

21/10/2009 08:00

Te ardhurat neto te Shqiperise nga sherbimet e udhetimeve nderkombetare u rriten me 18 per qind ne 83 milione euro gjate nentemujorit te pare te ketij viti, nga 70 milione euro qe ishin gjate periudhes janar-shtator te vitit 2008, behet e ditur nga te dhenat statistikore te Bankes se Shqiperise.

Te ardhurat nga sherbimet e udhetimit (turizmit) gjate periudhes janar-shtator arriten ne 1.05 miliarde euro ne krahasim me 860 milione euro qe qene nje vit me pare, ose me rritje 22.9 per qind. Shpenzimet per udhetimet qe shqiptaret kryen jashte vendit gjate kesaj periudhe arriten ne 971.3 milione euro nga 788 milione qe paten qene nje vit me pare.

Shpenzimet per udhetime jashte vendit paten nje rritje spektakolare prej 54 perqindesh ne periudhen korrik shtator te ketij viti ne krahasim me vitin 2008, pasi nje pjese e konsiderueshme e shqiptareve i lane pushimet vjetore per periudhen pas zgjedhjeve te fundit parlamentare.
Numri i turisteve qe kane vizituar Shqiperine gjate kesaj vere deri ne fund te gushtit ishte mbi 2 milione duke pasur nje rritje prej rreth 42.5 per qind me shume se e njejta periudhe e nje viti me pare. Por kjo rritje e numrit te turisteve nuk u pasqyrua ne te njejten mase ne sasine e biznesit te krijuar.

Mbi 91 per qind e turisteve, sipas te dhenave zyrtare te Ministrise se Turizmit, kane qene pushues dhe fare pak kane mberritur per qellime biznesi apo vizita ditore. Shumica derrmuese e turisteve qe vijne ne Shqiperi jane emigrante qe kthehen per pushime apo turiste nga shqiptaret e Kosoves e Maqedonise. Nje pjese e vogel e turisteve vijne nga Europa Perendimore.

Ecuria e turizmit ne Shqiperi ka qene krejt e ndryshme nga vendet fqinje, ku ky sektor ka pesuar renie dramatike gjate ketij viti. Greqia, Mali i Zi dhe Kroacia pesuan renie dyshifrore ne numrin e vizitoreve te huaj, kryesisht per shkak te shijes se keqe qe kishin krijuar te turistet me cmimet e larta te viteve te shkuara. Disa eksperte mendojne se cmimet ende te uleta te ushqimeve dhe fjetjes ne Shqiperi ne krahasim me vendet e tjera kane shtyre shume turiste te zgjedhin vendin tone.

Ne krahun tjeter, edhe shqiptaret qe zgjodhen vendet e huaja per pushimet e tyre vjetore duket se qene te shumte. Sipas te dhenave, shqiptaret shpenzuan jashte vendit 971 milione euro ne udhetime neper Europe, shifra me e larte kjo e regjistruar ndonjehere. Destinacioni kryesor i shqiptareve per qellime turistike mbetet Turqia, kryesisht per shkak te lehtesise se pajisjes me viza.

Top Channel