Rihanna rikthehet me “Russian Roulette”

21/10/2009 09:55

Rihanna i jep fund shterpesise artistike pas problemeve me ish te dashurin Chris Brown, duke publikuar klipin me te fundit te titulluar “Russian Roulette”.

Videoja eshte xhiruar nga Anthony Mandler dhe do dale ne transmetim keto dite. Kjo kenge paraprin publikimin e albumit “Rated R” qe pritet te hidhet ne treg ne daten 23 nentor.

Russian Roulette eshte shkruar dhe kompozuar nga Ne-Yo, bashkepunimi me te cilin ka nisur qe ne vitin 2006 me hitet “Unfaithful”, “Hate That I Love You”, “Good Girl Gone Bad” dhe “Take A Bow”. Ne albumin e ri marrin pjese edhe The-Dream and Tricky Stewart, Chase & Status, Stargate e Justin Timberlake.

“Rated R” vjen pas sukeseit te “Good Girl Gone Bad” ne vitin 2007 qe mban edhe kengen “Umbrella” ne duet me Jay-Z. Rihanna eshte fituese e 36 disqeve platini ne 20 vende te ndryshme.  

Top Channel