Trafiku i vizave, leter-porosi per te implikuarit

20/10/2009 09:00

Prokuroria e Tiranes ka nisur nje hetim ne lidhje me trafikun e vizave ne perfaqesite e ambasadave te huaja te akredituara ne Tirane.

Por mungesa e informacioneve nga keto perfaqesi ka sjelle qe hetimet te perqendrohen vetem te te dyshuarit shqiptare.

Burime zyrtare nga akuza e kryeqytetit thane se kane nisur ne drejtim te shtetit grek nje leter-porosi me provat e marra nga ky trafik i vizave ku jane te perfshire disa punonjes te ambasades.

“Disa dite me pare derguam ne gjykate 10 persona nen akuzen e falsifikimit te dokumenteve dhe dhenies ndihme per kalim te paligjshem. Ky grup, duke bashkepunuar me disa perona qe punojne ne disa ambasada te huaja ne Tirane arrinte te nxirrte viza te rregullta duke falsifikuar dokumentet qe realizohej kerkesa. Me pas, punonjesit e ambasadave nuk i verifikonin keto dokumente dhe si rrjedhoje shume qytetare shqiptare kane perfituar viza te rregullta”, thane burimet nga akuza kryeqytetase.

Ne shume raste, kerkesa e prokurorise per me shume informacion per punonjesit e ambasadave eshte refuzuar. Si rrjedhoje, dosja eshte ndare ne pritje te pergjigjeve qe do te vijne nga shtetet fqinje.

Top Channel