Lushnje, grabitet lokali

20/10/2009 13:30

Disa persona te paidentifikuar tentuan te grabisin me thyerje nje pike te kembimit valuator ne fshatin Çerme prane Rotondes.

Grabitesit kane shfrytezuar nje bar qe ndodhej ngjitur me piken e kembimit valutor duke hyre brenda saj dhe kane shembur muret qe ndajne dy godinat.

Pasi kane hyre ne ambientet e brendshme te kembimit valutor kane deshtuar per te hapur kasaforten.

Me pas ne ikje kane grabitur dhe demtuar rende lokalin. Policia e Lushnjes ka nisur ndjekjen e kesaj grabitje duke e lidhur ate me disa ngjarje te tjera te ngjashme qe kane ndodhur kryesisht ne Durres, Kavaje dhe Lushnje.

Policia ndodhet prane autoreve per shkak se keta te fundit kane lene gjurmet e tyre ne te dyja godinat.

Top Channel