Liria e shtypit, Shqiperia e fundit ne Ballkan

20/10/2009 12:20

Shqiperia eshte e fundit ne Ballkan per lirine e shtypit. Vleresimi vjen nga raporti i pervitshem i “reportereve pa kufi”, publikuar sot.

Ne liste, Shqiperia eshte ne vendin e 88-te duke shenuar zbritje nga nje vit me pare, ndersa Greqia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova jane perpara saj.

Ne raport vendet nordike vleresohen si me te mirat per lirine e shtypit, Keshtu lista fillon me Danimarken, me pas me Finlanden, Irlanden e Norvegjine.

Megjithate raporti ve ne dyshim nese Europa eshte nje shembull qe duhet te ndiqet, pasi me shqetesim permendet pozicioni i Frances ne vendin e 43-te, i Sllovakise ne 44-in  dhe i Italise ne 49-in.

Gazetaret ne Itali jane psikologjikisht te kercenuar, nderkohe qe persa i perket Kroacise, raporti permend vrasjen e pronarit te nje perjavshmeje kombetare ne 23 tetor te vitit 2008.

Top Channel