Gripi i derrit, asnje kontrate per vaksinen

20/10/2009 09:10

Nga gushti e deri tani, Ministria e Shendetesise ka kryer vetem negociata per sa i takon furnizimit me vaksinen specifike te gripit te derrit AH1N1.

Asnje kontrate e shkruar apo marreveshje kontraktuale mes paleve, midis Shqiperise dhe ndonje prej shteteve te Bashkimit Europian apo filialit te kompanise qe prodhon vaksina nuk rezulton e zyrtarizuar apo pjese e shkresave te Ministrise se Shendetesise.

Ajo qe eshte bere deri tani jane thjesht bisedime, negociata ne kuadrin e takimeve apo bisedave nepermjet rrugeve operative.

Mberritja e vaksines specifike per gripin e derrit eshte perfolur se do te behet ne muajin dhjetor ose janar te vitit 2010.

Perveç kesaj, nuk eshte publikuar asnje date fikse apo afat konkret nga autoritetet shqiptare lidhur me furnizimin me vaksine.

Po ashtu, edhe kompanite farmaceutike te cilat kane filiale edhe ne Shqiperi nuk kane konfirmuar nenshkrimin e nje kontrate apo marreveshjeje te mirefillte me autoritetet shteterore shqiptare.

Top Channel