Ukraine, nis fushata per presidencialet

19/10/2009 17:00

Ne Ukraine ka nisur zyrtarisht fushata per zgjedhjet presidenciale, permes te cilave shpresohet qe vendi te dale nga paraliza politike.

Analiste te ndryshem shprehen se presidenti pro-perendimor Viktor Yushchenko zor se do te arrije ne nje balotazh ne zgjedhje, qe do te mbahen me 17 janar.

Qe kur erdhi ne pushtet permes Revolucionit Portokalli ne vitin 2004, perplasjet e shumta politike kane dobesuar synimet e tij per realizimin e reformave dhe popullariteti i tij ka rene ndjeshem.

Rivalet kryesore per postin e presidentit pritet te jene kryeministrja Yulia Timoshenko dhe lideri i opozites Viktor Yanukovych.

Ekonomia pritet te jete tema kryesore e fushates elektorale, pasi valuta ka pesuar nje kolaps dhe Ukraina eshte detyruar te pranoje mbi 10 bilione dollare nga FMN, ndihme kjo e pranuar me kushte teper te forta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA