Qindra biznese, humbje tre vjet rresht

19/10/2009 08:25

Shume biznese te ndryshme, te pozicionuara ne rajonet Tirane dhe Durres rezultojne me humbje te konsiderueshme, per tre vjet rresht.

Perveç kesaj, disa te tjera raportojne renie te fitimit krahasuar me nje vit me pare. Mendohet se rreth 224 biznese te medha kane deklaruar humbje te aktivitetit per te tretin vit radhazi (2006, 2007, 2008). Te pakten kjo eshte shifra e raportuar nga dhjete drejtori rajonale ne vend, ku Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve Tirane mban numrin me te larte, prej 119.

Me pas vijne Durresi, qytet-port me 34 biznese te medha me humbje dhe Fieri me 17 subjekte. Gjate kontrollit te ushtruar nga KLSH-ja, konstatohet se bilancet e ketyre bizneseve vijne per here te trete me humbje ne organet tatimore, “gje qe tregon per nje informalitet me pasoja fiskale per buxhetin e shtetit”.

Thellimi i bilancit

Ne nje kohe qe mes biznesit dhe organeve perkatese eshte hapur nje debat, pro apo kunder falimentit, gazeta “Shqip” zbulon te dhena mbi realitetin e bizneseve me humbje per tre vite rresht.

Sipas ligjit “Per procedurat tatimore”, kategoria e ketyre bizneseve duhet te shpallin gjendjen e falimentit, por duhen verifikuar edhe bilancet, per te kuptuar rrethanat qe po çojne biznesin drejt rrenimit.

Te pakten per vitin 2008, KLSH konstaton se, “ne disa raste jane pranuar bilance me norma te uleta fitimi dhe nuk jane bere analiza te thelluara te te ardhurave dhe shpenzimeve te pasqyruara nga biznesi ne dokumentacionin ligjor”.

Me tej, mesohet se per 95 biznese te medha ne vitin 2008, humbjet e tyre jane thelluar, ne raport me vitin 2007. Edhe ne kete pike, Tirana mban numrin me te larte, rreth 55 biznese me humbje te medha fitimi.

Situata aktuale

Duke pare situaten e krijuar, KLSH kerkon nga Tatim-Taksat me shume kujdes ne perzgjedhjen e atyre bizneseve per kontrollin e bilancit permes metodes se  analizes se vleresimit te riskut, etj.

“Nevojitet me shume kontroll kryesisht ndaj atyre subjekteve me risk te larte, ndersa te pjesa e shpenzimeve te zbritshme sugjerojme nje kujdes te madh”, rekomandon KLSH-ja.

Nisur nga situata e krijuar, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve nisi ne muajin shtator nje vale falimentimesh per ato biznese qe kishin dorezuar bilanc me humbje per te tretin vit radhazi.

Aksioni u zgjerua duke futur ne listen e subjekteve te falimentuar edhe kompani te njohura, por qe me pas u korrigjuan me arsyetimin “e fazes se zhvillimit”. “Jane pranuar bilance me norma te uleta fitimi dhe nuk jane bere analiza te thelluara te te ardhurave dhe shpenzimeve”.

Top Channel