Lana fryhet nga reshjet e mbeturinat

19/10/2009 20:05

Ne stinen e veres te gjithe ne verejme se si brezi ranor pushtohet nga mbeturinat. Nje pjese e tyre lihen nga njerezit qe frekuentojne plazhin, ndersa pjesa tjeter dergohet ne det nga lumenjte.

Vershimi i ujerave ne pellgun e vogel ujembledhes te lumit Lane ben qe ai te sjelle me vete edhe mijera bidona plastike, kanace e mbeturina te tjera qe banoret i hedhin pergjate rrjedhes se tij.

Ndersa ishte fryre nga reshjet e shiut, Lana nuk ishte vetem nje lume me ujera te ndotura si pasoje e derdhjes se ujerave te zeza te qytetit te Tiranes, por nje lume mbeturinash te ndryshme qe njerezit me vetedije i kane hedhur ne uje.

Ky eshte vetem nje nga arteriet e masakres mjedisore qe shkaktohet ne menyre sistematike. Ne dite reshjesh lumenjte ne Shqiperi, po aq sa uje derdhin ne dete edhe mbeturinat qe shkakrohen ilegalisht dhe zyrtarisht pergjate shtreterve te tyre.

Top Channel