
Emigrantet shqiptare ne Itali dhe Greqi jane duke u mashtruar nga trafikante te qenieve njerezore te cilet u thone atyre, se ne Angli mund te futen lirisht permes aeroporteve skoceze.
Top-Channel ka mesuar se gjate diteve te fundit jane arrestuar 13 shqiptare te cilet permes pasaportave te falsifikuara kane tentuar hyrjen nga aeroporti i Gllasgout.
Personat e arrestuar i kane deklaruar policise se kishin paguar nga 8 deri ne 10 mije euro per te udhetuar me keto pasaporta drejt Skocise.
Ajo qe atyre nuk u eshte treguar ka te beje me ndeshkimin nga gjykatat angleze nese do te kapeshin me dokumenta identifikimi te falsifikuara.
Nga deshmite e shqiptareve te kapur eshte zbuluar i gjithe mekanizmi i ketij trafiku. Ata jane shprehur se pasaportat u perkisnin qytetareve italiane apo greke, te cilet ua kishin shitur trafikanteve shqiptare.
Keta te fundit, vetem kryenin nderrimin e fotografive te ketyre pasaportave. Burime prane agjencise se kufirit, “UK Border Agency”, ne Skoci thane se personat e kapur kane dale perpara gjykates se krimeve dhe jane denuar me nga nje vit burg, sic e parashikon ligji.
Ne perfundim te denimit ata do te kthehen per ne Shqiperi. Britania e Madhe mbetet nje prej destinacioneve kryesore per te emigruar nga shqiptaret.
Masat shternguese ne portet e Frances apo Belgjikes e ka ulur ndjeshem numrin e personave qe mberrinin ilegalisht ne Britani.
Edhe ne ato raste kur shqiptaret mundet te hyne ne Britani, ata nuk mund te jene te suksesshem ne kerkimin e azilit.
Shqiperia dhe Kosova cilesohen si vende te sigurta, qytetaret e te cileve mund te aplikojne per azil por shancet e pranimit te aplikimit jane minimale.
Top Channel