Trafik vizash nepermjet ambasadave

17/10/2009 08:50

Punonjes te disa ambasadave te huaja ne Tirane bashkepunonim me nje grup te mirorganizuar per trafik personash dhe falsifikim dokumentesh, duke arritur te jepnin dhjetera viza te rregullta ne kembim te ryshfeteve te majme.

Prokuroria e Tiranes tha dje se ka perfunduar hetimet per 10 te pandehur, ndersa disa persona te tjere nuk jane identifikuar, pasi ambasadat respektive nuk kane bashkepunuar me hetuesit, duke i mbajtur sekrete disa dokumente.

Si rrjedhoje, nuk eshte bere i mundur dokumentimi i ketyre abuzimeve, vetem si mungese e informacionit zyrtar.

Burime zyrtare nga Prokuroria e Tiranes thane se nje nga 10 te pandehurit qe eshte derguar ne gjykate quhet Thanas Todhri.

Policia ka rene ne gjurmet e ketij personi nga informacionet se ai arrinte t’i pajiste emigrantet brenda nje kohe te shkurter me viza.

Ky person eshte mbajtur nen vezhgim dhe pergjim per nje kohe relativisht te gjate, nga ku ka rezultuar se ai e zhvillonte aktivitetin e tij kryesisht prane ambasadave.

Top Channel