Suedia: Liberalizimi i vizave ne 2010

16/10/2009 19:55

Perfaqesuesja ne Shqiperi e Suedise, vendit qe mban presidencen e radhes te Bashkimit Europian, shpjegoi pse Shqiperia dhe Bosnja nuk perfituan nga liberalizimi i vizave.

“Keto vende duhet fillimisht te permbushin kushtet e percaktuara ne Udherrefyes, per te perfituar me pas nje vleresim pozitiv nga Komisioni. Ministri i Jashtem suedez Carl Bildt ishte shume i qarte ne nje takim ne Parlamentin Europian ne korrik 2009 kur tha: Qytetaret e ketyre vendeve qe nuk perfituan nga liberalizimi i vizave jane viktima te pazotesise se lidereve te tyre politike per te marre vendime qe do te permbushin kerkesat e paracaktuara, sic eshte prodhimi i pasaportave biometrike. Nuk ka gjasa qe kjo te behet brenda presidences suedeze, por ne 2010 mund te jete e mundur vetem dhe vetem nese ndermerren hapat e nevojshme nga autoritetet shqiptare”, deklaroi Elisabeth Stam.

Me pas zonja Stam u ndal te perspektiva europiane e Shqiperise, lidhur me te cilen ajo theksoi se rruga nuk do te jete e lehte, kjo pasi procesi zgjedhor i 28 qershorit nuk ishte ne nivelin e duhur.

“Gjate presidences suedeze, ne shpresojme qe ministrat e Jashtem te BE te arrijne nje marreveshje ne lidhje me kerkesen e Shqiperise per ne BE, per te bere vleresimin e saj. Sidoqofte, zgjedhjet e qershorit ne Shqiperi treguan se rruga per ne BE nuk eshte e lehte. Ne keto zgjedhje u vu re nje nderhyrje fatkeqe e politikes ne procesin paselektoral, ashtu sic u vleresua dhe ne raportin e vezhguesve nderkombetare”, ka nenvizuar Stam.

Sipas saj, forcimi i pushtetit gjyqesor dhe lufta ndaj korrupsionit e krimit te organizuar mbeten kushtet thelbesore qe vendi yne duhet te plotesoje per te arritur tek strukturat evropiane.

“Pervec perpjekjeve qe duhen bere per te arritur standartet demokratike, Shqiperia duhet te forcoje administraten publike, sistemin gjyqesor dhe te luftoje me me efektivitet korrupsionin dhe krimin e organizuar. Progres raporti u publikua dy dite me pare. Ky raport duhet te studiohet ne detaje dhe me syte hapur. Gjithe rekomandimet dhe keshillat e raportit duhet te zbatohen”, ka shtuar Stam.

Keto deklarata diplomatja suedeze i beri ne nje aktivitet te organizuar nga Levizja Europiane ne Shqiperi, ne bashkepunim me fondacionin “Friedrich Ebert”, ne lidhje me presidencen suedeze te Bashkimit Europian dhe implikimet e saj ne procesin e zgjerimit me Ballkanin perendimor.

Top Channel