Simptomat dhe rreziku i gripit sezonal

16/10/2009 08:05

Ne nje kohe kur virozat e stines kane nisur shperndarjen ne menyre te menjehershme, kur autoritetet shendetesore bejne thirrje per kujdes te vazhdueshem, nje material i Organizates Boterore te Shendetesise, rendit me nenceshtje problemet kryesore te lidhura me virozat e stines, gripi sezonal.

Gripi eshte nje infeksion akut viral, i cili shperhapet ne menyre te lehte nga nje person ne tjetrin. Viroza qarkullon dhe mund te prek cilindo pavaresisht moshes apo grupit social. Gripi shkakton epidemi e cila arrin kulmin ne dimer, ne zonat e buta. Gripi eshte nje problem i shendetit publik, i cili shkakton semundje dhe vdekje per nje pjese te mire te popullates.

Gripi sezonal karakterizohet nga temperatura e larte, kolla, zakonisht e thate, dhembje koke, muskujsh, artikulacionesh, dobesi, rrjedhje te hundeve. Shpeshhere personat e prekur nga gripi kane ethe, dhe brenda nje jave kane probleme ne rast se nuk marrin mjekimin e nevojshem. Koha e inkubacionit te virusit te gripit te zakonshem eshte dy dite.

Gripi i zakonshem mund te preke te gjithe popullaten per nga ana tjeter mund te sjelle komplikacione per nje pjese te popullates me risk si femijet, te moshuarit dhe pacientet kronike apo me gjendje te veshtiresuar shendetesore. Ata qe preken me shume nga gripi jane personat me probleme te zemres, mushkri, veshka, pacientet me semundje gjaku, me probleme metabolike si diabeti ose ata me sistem imunitar te dobet.

Sipas Organizates Boterore te Shendetesise, jane tre tipa te gripit te zakonshem. A, B, C. Tipi i gripit A ka disa nentipa te tjera dhe kombinime te viruseve. Disa nga nentipat jane A(H1N1), A(H3N2), te cilat po qarkullojne edhe te njerezit ne te gjithe boten. Tipi C i gripit eshte me pak i zakonshem se A dhe B. Per kete arsye ne vaksinen e gripit sezonal perfshihet mbrojtja per tipin A dhe B.

Gripi i zakonshem, perseritet cdo vit ne vjeshte dhe ne dimer kryesisht ne zonat e buta. Shumica e vdekjeve nga gripi ndodhin te moshat mbi 65 vjec dhe kryesisht ne vendet e industrializuara. Sipas OBSH-se, menyra me e mire e parandalimit nga virozat dhe gripi i zakonshem eshte vaksinimi, tradite kjo 60-vjecare. Pervec gripit te zakonshem, vaksina parandalon ne 60-90 per qind te rasteve edhe viroza, semundje te tjera.

Kategorite qe duhet te vaksinohen cdo vit dhe duhet te trajtohen me prioritet jane personeli shendetesor, personat afer pleqerie, pacientet kronike, grate shtatzena, personat ne detyre te rendesishme per shoqerine, femijet nga 6 muaj deri ne 2 vjec.

Gripi sezonal eshte nje  semundje respiratore e shkaktuar nga nje virus infektiv. Virozat sezonale u identifikua per here te pare ne vitin 1933. Sakaq, vaksina sezonale eshte ne tregun farmaceutik. Ajo kushton nga 1200 deri ne 1400 leke. Duhet te merret ne farmacite prane qendrave shendetesore, nderkohe qe periudha e krijimit te antitrupave nis nga 2 jave deri ne 1 muaj pas marrjes se saj.

Top Channel