Ambasada britanike, bamiresi per pacientet

16/10/2009 08:15

Ambasadorja britanike i akordoi dje nje cek prej 14500 eurosh shoqates bamirese “Sue Ryder Albania”.

Ky fond do te ndihmoje punen qe ben shoqata me te semuret terminale dhe te moshuarit me semundje kronike. Fondet u mblodhen pak kohe me pare ne Ballon e Pranveres, eveniment ky i organizuar nga stafi i Ambasades Britanike ne fillimit te ketij viti.

Ambasadorja tha se “Sue Ryder Albania” eshte nje shembull i shkelqyer ku shoqeria civile ndihmon ne sherbime te tilla te rendesishme si kujdesi paliativ. Ajo theksoi se edhe njerez te zakonshem mund te arrijne gjera te jashtezakonshme me aktivitet vullnetar, si ne formen e mbledhjes se fondeve per kauza te vlefshme, ashtu edhe duke ofruar vullnetarisht kohen dhe ekspertizen e tyre per ata qe kane nevoje.

Shoqata “Ryder Albania” eshte nje organizate jofitimprurese, qe e ka filluar aktivitetin e saj ne nentor te vitit 1993 si nje sherbim falas i asistences ne shtepi per te semuret me kancer ne faze terminale dhe te moshuar me semundje kronike, me mbeshtetjen e “Sue Ryder Care” ne Britanine e Madhe.  
 

Top Channel