Terrorizmi, John Withers takon Ina Ramen

15/10/2009 08:45

Dy dite pas arrestimit te nje personi te dyshuar per terrorizem ne Shqiperi, numri nje i akuzes, Ina Rama dhe perfaqesuesi me i larte diplomatik i SHBA-se ne vendin tone, John Withers, kane zhvilluar nje takim larg mediave dhe kamerave televizive, ku tema zyrtare e bisedes eshte cilesuar “private” dhe “sekrete” nga zyrat respektive te shtypit.

Automjeti me targa diplomatike, ne pronesi te ambasades amerikane, eshte futur ne godinen e akuzes qendrore rreth ores 11:00 te dites se djeshme, duke u parkuar te dera kryesore.

Prej tij ka dale ambasadori, i cili eshte pritur ne hollin e prokurorise nga zyrtaret me te larte te prokurorise.

Ai eshte akomoduar ne katin e dyte te prokurorise, ne zyren e Kryeprokurores Ina Rama, teksa ka qendruar rreth 30 minuta.

Top Channel