Vrasja e Azemit, Gjykata liron Petrit Cakrrin

14/10/2009 08:00

Lirohet nga burgu deshmitari i veteshpallur i vrasjes se ish-deputetit te Partise  Demokratike, Azem Hajdari.

Vendimi eshte dhene dje nga Gjykata e Tiranes, e cila urdheroi lirimin e menjehershem nga burgu te Petrit Cakrrit, pas perfundimit te denimeve te meparshme te dhena ndaj tij. Cakrri eshte denuar me 10.5 vite burgim per akuzen e vjedhjes me ane te mashtrimit.

Ai pretendoi se denimi mbaroi kater muaj me pare, por pasi burgjet nuk e liruan, beri padi ne gjykate, duke kerkuar perllogaritjen e kohes se qendrimit ne qeli. Cakrri eshte shprehur se ka qene deshmitar ne skenen e vrasjes se Azem Hajdarit para selise demokratike mbremjen e 12 shtatorit 1998. Ai nuk u thirr ne gjykate asnjehere edhe pse ne shtyp dha disa detaje mbi skenen e atentatit.

Madje pas kesaj ai ra ne qeli per nje veper penale te lehte, por me pas ne burg u denoncua nga shoku i qelise per vjedhjen e nje shume te madhe parash permes mashtrimit. Denimi i meparshem u bashkua me ndeshkimin per vjedhjen, ndersa Cakrri u denua me 10.5 vjet burg ne perfundim. Ai u mbajt ne burgun e Shen-Kollit ne Lezhe, prej nga u arratis pak muaj me pare, pasi mori lejen per t’u paraqitur disa dite ne shtepi. Cakrri nuk u kthye ne kohe ne burg dhe policia e shpalli ne kerkim.

Diten qe u publikua arratisja e tij, ai foli ne media, duke deklaruar se nuk kthehej me, pasi po mbahej padrejtesisht dhe se i kishte mbaruar denimi. Madje ai shtoi se po udhetonte drejt veriut dhe nuk do te kthehej ne Shqiperi. Vetem pak kohe me vone policia mori informacion se ai strehohej ne Tirane. Nje dite, uniformat blu organizuan nje operacion qe coi ne kapjen e tij. Ndersa dje, togat e zeza kane vendosur lirimin perfundimtar te Cakrrit.
 

Top Channel