Lohan: Reformat? Duhet opozita ne kuvend

14/10/2009 16:15

Ambasadori i Komisioni Europian, Helmut Lohan gjate prezantimit para mediave shqiptare te progres-raportit per vitin 2009, theksoi se vendit i duhet pune per te permbushur detyrimet dhe standartet e kerkuara.

“Zgjedhjet ishin me te mira se te meparshmet, por partite duhet t’i diskutojne ne parlament pikepamjet e tyre lidhur me konkluzionet e raporteve vezhguese”, u shpreh Lohan.

Ambasadori deklaroi se Shqiperia ka nje shans realist qe te plotesoje kriteret per procesin e liberalizimit te vizave, me qellim qe propozimi te mberrije ne mes te vitit 2010.

Edhe pse vleresoi se marredheniet mes Bashkimit Evropian dhe Shqiperise jane inkurajuese, perfaqesuesi nderkombetar permendi nje sere sfidash qe duhet te plotesoje vendi duke nisur qe nga pavaresia e institicioneve, sundimi i ligjit, lufta kunder krimit dhe korrupsionit, zgjidhja e ceshtjes se pronave, eliminimi i ekonomise informale e shume hallka te tjera.

Ambasadori Lohan theksoi se celesi i suksesit dhe progresit te Shqiperise jane reformat, por nuk e ka te qarte se si do t’i realizohen ato, pa patur nje opozite te pranishme ne kuvend.

Perfaqesuesi europian shtoi po ashtu se politika shqiptare nuk ka nevoje per ndermjetes per gjetjen e zgjidhjes.

Top Channel