Korce, 14 vjecari hetohet per ngacmim seksual

14/10/2009 08:55

Nje 14-vjecar nga Korca akuzohet per kryerje te veprave te turpshme me nje te mitur dhe grabitjen e tij.

Burime nga Policia e Korces bejne te ditur se kane nisur hetimet ndaj te miturit me inicialet A.P. pas nje denoncimi qe ka ardhur nga familjare te nje tjeter femije. Sipas burimeve te policise 14-vjecari me inicialet A.P., pasi ka ngacmuar seksualisht nje 12-vjecar, qe banonte ne te njejten lagje me te, i ka vjedhur me pas nje byzylyk floriri.

Ngjarja ka ndodhur ne lagjen numer 12 te qytetit te Korces, kur i akuzuari per kryerje te veprave te turpshme i ka zene prite femijes, ndersa ky i fundit kthehej nga shkolla. Sipas policise ngjarja ka ndodhur me 1 tetor, por 14-vjecari eshte mbajtur nen vezhgim deri sa eshte arritur ne konkluzionin se ai eshte autor i krimit.

Dy minorenet jane banore te se njejtes lagje dhe nisur nga njohja 14-vjecari e ka pritur te demtuarin ne nje rrugice, ndersa po kthehej nga shkolla. Me pas ai e ka ngacmuar seksualisht dhe i ka vjedhur nje byzylyk floriri. Per shkak te moshes A.P. po hetohet ne gjendje te lire per dy vepra penale, ate te veprave te turpshme me te mitur dhe per vjedhje.

Top Channel