KE, sot progres-raporti per Shqiperine

14/10/2009 08:35

Sot pritet te publikohet progres-raporti vjetor per Shqiperine.

Dokumenti eshte hartuar nga Komisioni Europian dhe permban nje skanim te situates ne Shqiperi gjate vitit te shkuar. Ky tekst konsiderohet me nje rendesi primare, per shkak se sherben si baze per vleresimin e Shqiperise ne rrugen integruese ne organizmat europiane. Ndonese sot gjithcka do te behet zyrtare, dite me pare eshte bere e mundur te kuptohet thelbi i ketij raporti per Shqiperine.

Nga ajo cka eshte mesuar, Shqiperia ka marre note kaluese per zgjedhjet e 28 qershorit dhe vleresime pozitive per reformat kyce politike. Komisioni ka vleresuar zbatimin e Marreveshjes se Stabilizim-Asocimit, por ka shtuar se pikat nevralgjike dhe problematike te vendit tone jane korrupsioni, shteti ligjor, pavaresia e gjyqesorit, pavaresia e institucioneve shteterore dhe administrates. Ne kete menyre permblidhet progresi i Shqiperise ne projekt-strategjine e zgjerimit.

Dokumenti, i shoqeruar me raportet e detajuara, evidenton cdo vit ecurine e vendeve te Ballkanit dhe u drejtohet 27 shteteve anetare te BE-se per vleresim. “Shqiperia ka bere progres ne reformat kyce politike. Zgjedhjet e qershorit 2009 plotesuan pjesen me te madhe te standardeve nderkombetare, por me shume perpjekje nevojiten ndaj parregullsive te verejtura”, thuhet ne dokumentin e brendshem te Komisionit Europian.

Marreveshja e Stabilizim-Asocimit, qe perben bazen e marredhenieve Shqiperi-Bashkimi Europian, vleresohet te jete zbatuar pa pengesa. Pas pjeses pozitive, radha ju vjen sfidave me te cilat perballet vendi. Sugjerimet apo rekomandimet e Komisionit Europian per Shqiperine lidhen ngushte me shtetin ligjor, luften ndaj korrupsionit dhe administraten.

“Shqiperia duhet te beje progres, ne vecanti ndaj shtetit ligjor, sidomos per luften ndaj korrupsionit, sidomos per sa i takon funksionimit te duhur te institucioneve shteterore, e ne menyre te posacme per pavaresine e gjyqesorit. Kapacitetet administrative kerkojne perforcim te metejshem”, vlereson ne menyre te permbledhur Komisioni Europian.  
 

Top Channel