Bien temperaturat, bore ne verilindje

14/10/2009 09:10

Renia e ndjeshme e temperaturave dy ditet e fundit ka bere qe ne verilindje te vendit, ne Diber dhe Kukes te kete reshje debore ne zonat e thella malore.

Sasia e bores se rene ka qene deri ne 10 centimetra dhe nuk ka krijuar probleme ne levizjen e mjeteve dhe njerezve.

Temperaturat variojne deri afer 0 grade Celsius ne disa zona ndersa ne pjesen tjeter te vendit ka patur reshje shiu te cilat kane shkaktuar edhe permbytje.

Ne qytetin e Lezhes ku rruget kryesore te qytetit jane permbytur po ashtu jane permbytur edhe disa fshatra vecanerisht ne Ishull Lezhe.

Hidrovoret nuk kane punuar per te larguar ujerat per shkak se edhe vete nenstacioni elektrik per ore te tera ka qene nen uje duke lene pa energji edhe qytetin e Lezhes dhe rrethinat.

Permbytje ka patur edhe ne Lac dhe disa fshatra te zones fushore. Nderkohe ne Lezhe, Shkoder, Diber dhe Kukes jane Mbledhur Shtabet e Emergjencave dhe jane marre ne shqyrtim situate e rrugeve dhe zonave qe mund te bllokohen nga dimri ne nje kohe kur kane nisur edhe reshjet e bores ne disa zona veriore.

Top Channel