Aushvici, hapet faqja zyrtare ne Facebook

14/10/2009 18:05

Autoritetet polake qe kane per detyre kujdesjen e Aushvicit kane hapur nje faqe zyrtare per kampin nazist te perqendrimit ne rrjetin social Facebook.

Nje zedhenes ka deklaruar se nisma ne fjale synon te edukoje brezin e ri me njohuri mbi Holokaustin.

Ajo vjen pas transmetimit te pamjeve te Aushvicit, tani nje muze shteteror, ne faqen e njohur You Tube me heret gjate ketij viti.

Mbi 1 milion persona, 90 perqind e te cileve cifute, u vrane nga nazistet ne Aushvic gjate Luftes se Dyte Boterore.

“Ne po perpiqemi qe te gjejme menyra te reja te percjelljes se informacionit dhe ne ditet e sotme menyra me popullore eshte interneti. Dhe miliona njerez perdorin Facebook”, ka deklaruar drejtori i muzeut Pawel Sawicki.

Muzeu i Aushvicit kete vit eshte vizituar nga me teper se 1 milion njerez, shumica e te cileve ne moshe te re.

“Nese misioni yne eshte qe te edukojme brezin e ri qe te jete me i pergjegjshem ne ditet e sotme, cila mund te jete vegla me e mire se sa ajo qe perdorin ata vete?”, ka shtuar me tej Sawicki.

Top Channel