Pacientet, 250 kilometra per nje radiografi

12/10/2009 08:25

Poliklinika qendrore, e vetmja ne rajonin e Beratit, ka vite qe eshte e papajisur me aparaturat e domosdoshme.

Cdo dite, qytetaret e rrethit te Beratit duhet te sorollaten vetem per te bere nje ekzaminim shendetesor. Shpeshhere eshte nderhyre per rikonstruksionin e saj.

Dy vjet me pare, ish-ministri i Shendetesise, qe ka bere perurimin e poliklinikes se rrethit, ka theksuar mbi domosdoshmerine e saj ne kete rreth, si dhe duke premtuar se se shpejti do te kete dhe aparatura te reja ne te.

Pavaresisht kesaj, edhe sot kjo poliklinike e vuan mungesen e aparaturave te domosdoshme per popullaten, pasi ende nuk duket nje drite jeshile per vendosjen e ketyre aparaturave.

Dhe pse jane investuar shuma te konsiderueshme parash, per rikonstruksionin e kesaj godine poliklinika nuk i ploteson kushtet per t’u sherbyer pacienteve.

Drejtori i spitalit rajonal, nga e cila varet kjo poliklinike, Shkelqim Hysaj, pohon se mungon aparati i ekzaminimit te semundjeve ne mushkeri, si aparatura e skanerit per ekzaminimin e te gjitha semundjeve.

Ne keto kushte, qytetaret e shumte, te cilet vijne nga Kuçova, Skrapari dhe komunat perreth, jane te detyruar t’i kryejne keto ekzaminime prane spitalit rajonal, por duke qene se spitali eshte i vetmi qe e ofron kete sherbim, krijon shume dyndje, ndaj shume paciente detyrohen te shkojne ne spitale te tjera, duke udhetuar me kilometra te tera.

“Kemi vite qe kemi bere kerkesen per plotesimin e kesaj poliklinike me keto aparatura, por ende jemi ne pritje pa asnje pergjigje konkrete”, thote drejtori Hysaj.

Top Channel