Bonot e thesarit, 9.4 perqind

12/10/2009 19:40

Interesi i bonove te thesarit vazhdon te rritet duke shenuar rekorde te njepasnjeshme.

Sipas te dhenave zyrtare te Bankes se Shqiperise, ne ankandin e fundit, interesi i bonove me afat maturimi njevjecar arriti rekordin e ri 9.4 perqind.

Interesi i bonove ka qene ne rritje konstante pergjate gjithe vitit. Krahasuar me fundin e vitit te kaluar, interesi i bonove eshte rritur me rreth 0.65 pike perqindje.

Ndersa krahasuar me te njeten periudhe te nje viti me pare rritja eshte mbi 1 pike perqindje.

Interesat jane rritur edhe per letrat me vlere qe kane afate te tjera maturimi, si ato gjashtemujore, tremujore apo dhe obligacioneve dy vjecare.

Banka e Shqiperise ne buletinin e fundit ekonomik thote se rritja e interesit te bonove ne nje kohe kur norma baze eshte ulur me 0.5 pike perqindje, po ndodh per dy arsye.

E para ka te beje me kushtet e shtrenguara te likuiditetit ne tregun financiar, ndersa faktori i dyte eshte rritja e emetimeve, ose kerkesa e qeverise per borxh.

Borxhi i qeverise, i emetuar ne letra me vlere eshte rreth 400 miliarde leke. Te dhenat zyrtare tregojne se bankat private jane kreditoret kryesore te qeverise dhe zoterojne pjesen derrmuese te letrave me vlere, rreth 89 per qind te tyre.

Pjesa qe individet zoterojne ne borxhin qeveritar edhe pse po vjen ne rritje muajt e fundit si pasoje e normave joshese te interesit, mbetet serish e ulet, dhe sipas bankes nuk e kalon shifren 11 perqind.

Kjo kerkese ne rritje e qverise per borxh ne tregun e brendshem po redukton burimet per kreditimin e biznesit dhe individeve.

Top Channel