Aksidenti i ndodhur ne nje hotel te Golemit, ku mbeten te plagosur disa turiste nga Kosova, solli edhe nje here ne qender te vemendjes rendesine qe ka sigurimi i pasurise se paluajtshme.
Duke marre shkas nga ngjarja, Shoqata e Siguruesve te Shqiperise, deklaroi dje se, ne Bashkimin Europian ku Shqiperia synon anetaresimin, te gjitha njesite tregtare apo sherbimet publike jane detyrimisht te siguruara per pergjegjesine civile ndaj paleve te treta.
Shoqata apelon te strukturat teknike dhe vendimmarrese qe te perafrojne legjislacionin e kesaj fushe me ate te BE-se, te garantojne sigurimin e pergjegjesise ndaj paleve te treta duke garantuar konsumatorin shqiptar se,
“demi i shkaktuar nga nje ngjarje e tille e papritur dhe e paparashikueshme do te jete plotesisht i rimbursuar nga kompanite e sigurimeve”.
Ministria e Rinise, Kultures, Turizmit dhe Sporteve ka nxjerre nje akt nenligjor qe i detyron njesite hoteliere te blejne kontraten e sigurimit te pergjegjesive ndaj paleve te treta.
Por zbatueshmeria e tij le shume per te deshiruar. Aktualisht, eksperte te fushes jane duke punuar per te gjetur format e duhura ligjore ne menyre qe t’i jepet zgjidhje nje here e mire problemit.
Top Channel