Rama: Te hapen kutite e votimit!

10/10/2009 18:40

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama u ka kerkuar qytetareve qe te firmosin projektin dhe ne baze te kushtetutes t’i adresojne parlamentit kerkesen per hetimin e zgjedhjeve.

Me ane te kesaj nisme, qe kerkon firmat e 20 mije qytetareve, kerkesa e opozites mberrin ne kuvend pa qene nevoja qe ne institucionin e legjislativit te futen deputetet socialiste.

Kryetari Rama u shpreh sot me i bindur se kurre se nuk ka ndermend te terhiqet nga kerkesa per hetimin parlamentar te zgjedhjeve te 28 qershorit deri ne permbushje te saj dhe lajmeroi se vala e protestes popullore do te perhapet ne te gjithe vendin.

Duke folur para qytetareve te mbledhur ne nje manifestim para selise se kryeministrise, Rama theksoi se pushteti nuk mund te vendose dot per shumicen dhe se qellim eshte clirimi i votes nga presioni i tij.

“Nuk hyjme ne parlament per t’u bere bashkefajtore dhe te mbyllim rrugen e zgjedhjeve te lira. Nuk mund te lejojme pushtetin e Berishes qe te jete edhe neser, kur sot ai cenoi lirine dhe ndershmerine e zgjedhjeve”, u shpreh Rama.

Kreu i PS-se theksoi se nuk mund te lejohet diktatori i koheve te sotme, Sali Berisha te grabise votat, ndaj ne emer te lirise dhe dinjitetit nuk mund te pranohet qe te drejtat e cdo qytetari te shkelen nga pushteti i radhes.

“Duam hetim parlamentar, hapje te kutive ne syte e te gjithe Shqiperise”, tha Rama, duke shtuar se opozita nuk mund te behet pale me grabitjen e votave.

Kreu i PS akuzoi kryeministrin se ka vene pushtetin ne dispozicion te familjes se tij.

Top Channel