KE: Shqiperia, note kaluese per zgjedhjet

10/10/2009 13:35

Sipas Komisionit Europian, Shqiperia merr note kaluese per zgjedhjet e pergjithshme te qershorit, vleresohet zbatimi i Marreveshjes se Stabilizim Asocimit, por pika te dobeta ne vend mbeten korrupsioni, shteti ligjor, pavaresia e gjyqesorit dhe ajo e institucioneve shteterore, si dhe administrata. (UPDATE)

Keshtu permblidhet progresi i Shqiperise ne projekt-Strategjine e Zgjerimit. Dokumenti, i shoqeruar me raportet e detajuara, evidenton cdo vit ecurine e vendeve te Ballkanit dhe i drejtohet 27 shteteve antare te BE-se per vleresim.

“Shqiperia ka bere progres ne reformat kyce politike. Zgjedhjet e qershorit 2009 plotesuan  pjesen me te madhe te standarteve nderkombetare, por me shume perpjekje nevojiten ndaj parregullesive  te verejtura”, thuhet ne dokumentin e brendshem te Komisionit Europian.

Marreveshja e Stabilizim Asocimit, qe perben bazen e mardhenieve Shqiperi-BE, vleresohet te jete zbatuar pa pengesa.

Pas pjeses pozitive, radha ju vjen sfidave me te cilat perballet vendi.
“Shqiperia duhet te beje progres,  ne vecanti ndaj shtetit ligjor sidomos per luften ndaj korrupsionit, sikunder persa i takon funksionimit te duhur te institucioneve shteterore, e ne menyre te posacme per pavaresine e gjyqesorit. Kapacitetet administrative kerkojne perforcim te metejshem”, vlereson ne menyre te permbledhur Komisioni Europian.

Ne Projekt-strategji verehet paqartesia e hasur ne lidhje me aplikimin e Shqiperise per statusin kandidat, per shkak te zvarritjes se deritanishme nga Keshilli i BE-se.

Per kete, renditen disa formulime te ndryshme te cilat qendrojne pezull per momentin, per shkak te mosmarrjes se vendimit nga vendet antare. Gjithesesi Komisioni shpreh gadishmerine per te nisur pergatitjen e opinionit per Shqiperine, sapo Keshilli t’i adresoje kete mandat.

Per liberalizimin e vizave, Komisioni thekson se do te paraqese propozimin e tij ne mes te 2010, nese Shqiperia do te kete plotesuar kushtet.
 

Top Channel