![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/06/gruri_sd-1-800x450.jpg)
Nje aksident i rende rrugor ka ndodhur ne oret e vona te mbremjes se djeshme ne rrethin e Gjirokastres ku per pasoje kane gjetur vdekjen dy persona.
Agron Sinani 58 vjec, bashke me nipin e tij 9 vjecar me inicialet M.D po udhetonin me motor kur nje automjet fuoristrade tip Tojota i ka perplasur ata per vdekje.
Shoferi i fuoristrades ka shoqeruar menjehere viktimat ne spital dhe me pas u eshte vetedorezuar autoriteteve te rendit.
Policia e Gjirokaster ka mberritur ne vendngjarje dhe ka percaktuar dinamiken e aksidentit. Keshtu sipas uniformave blu te rrethit jugor motori ku udhetonte 58 vjecari Agron Sinani bashke me nipin e tij 9 vjecar mendohet se i ka prere rrugen fuoristrades duke shkaktuar edhe perplasjen tragjike.
Top Channel