Rusi, nipi i Stalinit padit gazeten opozitare

08/10/2009 14:30

Nipi i Joseph Stalin ka paditur ne gjykate nje gazete liberale ruse, e cila sipas tij ka publikuar shpifje ndaj diktatorit sovietik.

Yevgeny Dzhugashvili mohon lajmin e publikuar ne gazete se, Stalini urdheroi personalisht vdekjen e qytetareve sovietike.

Nje gjykate ne Moske ka pranuar te trajtoje ceshtjen ndaj gazetes opozitare “Novaya Gazeta”, e cila kishte botuar nje mandat vdekjeje qe mbante firmen personale te Stalinit.

Dzhugashvili, i cili nuk ishte ne seancen e pare gjyqesore qe u hap sot, thote se behet fjale per nje genjeshter, pasi sipas tij Stalini nuk ka urdheruar asnjehere vdekjen e askujt.

Nderkohe, shume media nderkombetare e shikojne ceshtjen ne fjale si nje fushate te Kremlinit per te rehabilituar reputacionin e diktatorit.

Top Channel