Iran, mister mbi shkencetarin e zhdukur

08/10/2009 14:35

Hije misteri kane rene mbi fatin e nje shkencetari iranian qe konsiderohet i humbur dhe i perfshire ne programin berthamor te Teheranit.

Shahram Amiri u zhduk ne qershor ne Arabine Saudite ku ndodhej per te marre pjese ne nje pelegrinazh.

Autoritetet iraniane kane akuzuar Shtetet e Bashkuara per perfshirje ne zhdukjen e tij, por nuk kane konfirmuar lajmet se Amiri ishte nje shkencetar.

“Kemi gjetur dokumente qe provojne nderhyrjen e SHBA ne zhdukjen e Shahram Amirit ne Arabine Saudite”, ka deklaruar ministri i Jashtem iranian Manoucher Mottaki, i cili ka hedhur akuza edhe ndaj Arabise.

Si kunderpergjigje, zedhenesi i Departamentit amerikan te Shtetit ka deklaruar se nuk ka asnje informacion mbi kete ceshtje. “Kjo ceshtje nuk eshte aspak e njohur per ne”, ka deklaruar zedhenesi Ian Kelly.

Top Channel