Hekurudha, Berisha: Te nise studimi i fizibilitetit

08/10/2009 13:05

Kryeministri Sali Berisha, nje dite pas vizites ne Kosove i kerkoi ministrit te Transporteve, Sokol Olldashi qe te kryhej sa me pare studimi i fizibiliteti i tokes per linjen hekurudhore qe lidh Shqiperine me Kosoven.

“Pervec autostrades, linja hekurudhore me Kosoven do te fuqizoje ekonomine e dy vendeve tona”, theksoi Berisha, i cili theksoi se nisja nga puna per zbatimin e projektit mund te behet ne mandatin e trete qeverises.

Gjate qendrimit te tij ne Prishtine, kryeministri theksoi domosdoshmerine e levizjes se lire te njerezve dhe mallrave ne te dy anet e kombit dhe kjo mund te reaolizohet vetem nepermjet permiresimit te infrastruktures.

Top Channel