Afganistan, sekuestrohen 50 tonelata opium

07/10/2009 21:00

Forcat amerikane dhe ato afgane te sigurise kane sekuestruar ne nje operacion kunder rebeleve nje sasi rekord prej 50 tonelatash opium, baze per prodhimin e heroines.

Lajmin e bejne te ditur autoritetet afgane, sipas te cilave gjate operacionit mbeten te vrare 17 guerrilas talebane.

Sipas burimeve, sasia e madhe e droges se sekuestruar ne treg do te kishte kapur shifren e disa miliona dollareve.

Burimet saktesojne me tej se gjate operacionit u sekuestrua edhe 1.8 ton heroine, si dhe nje arsenal i madh armesh qe perdoreshin nga rebelet.

Top Channel