Liberalizimi i vizave, KE verifikon raportin e Shqiperise

06/10/2009 20:50

Komisioni Europian eshte duke verifikuar raportet e marra nga Qeveria Shqiptare dhe ajo boshnjake me informacione shtese mbi progresin e bere deri ne fund te muajit shtator ne perputhje me udherrefyesin e liberalizimit te vizave.

Kete e konfirmon perfaqesuesja e Drejtorise per Ceshtjet e Brendshme dhe te Drejtesise ne Komisionin Europian, Daphne Gogou gjate debatit me europarlamentaret per raportin e propozuar nga deputetja Tanja Fajon. “Masat e thena apo qe jane marre deri ne fund te shtatorit. Duhet te verifikohen si jane zbatuar ne terren me qellim qe te perfundojme vleresimin tone mbi raportet qe kemi marre 3-4 dite me pare persa i takon Shqiperise dhe Bosnjes”, shprehet Gogou.

Megjithese Komisioni nuk ka ndryshuar pozicionin mbi perfshirjen e Shqiperise dhe Bosnjes ne te njejtin propozim per heqjen e vizave me Serbine, Malin e Zi dhe Maqedonine, eurodeputetet kane dhene mbeshtetjen e tyre te pare duke votuar pro raportit te Tania Fajon. “Ne po bejme presion tek Komisioni qe te shohe dhe aspektin politik te kesaj ceshtjeje, per te perfshire gjithashtu Shqiperine e Bosnjen ne listen e bardhe Schengen me kushtin e permbushjes se kritereve”, pohon eurodeputeti Zoran Thaler.

Me 51 vota pro dhe 8 kunder, Komiteti i Jashtem vleresoi se raporti i Tanja Fajon duhet te miratohet ne seance plenare. Pas shume debatesh, vecanerisht me zonjen Bildt, bashkeshorten e ministrit te Jashtem suedez Karl Bildt, e cila votoi kunder raportit por qe e argumentoi kete qendrim si sjellje dashamiresie ndaj qytetareve te Bosnjes e Shqiperise. “Diferenca mes nesh e raportueseve eshte se ne duam te jemi te sinqerte me keta njerez e jo t’i zhgenjejme ata”, nenvizon Bildt. Ne 19 tetor raporti per liberalizimin e vizave me Ballkanin do te votohet ne Komitetin e Ceshtjeve te Lirise, Drejtesise e Sigurise ne Parlamentin Europian.

Top Channel