" /> ">

Irlandezet mbeshtesin Traktatin e Lisbones

03/10/2009 08:50

Irlandezet kane mbeshtetur ne me shume se 60 per qind te votuesve Traktatin e Lisbones gjate referendumit te dyte te organizuar doli nga nje sondazh i kryer per llogari te nje partie qe favorizonte “po”-ne dhe i publikuar ne gazeten “Irish Times”.

E ashtuquajtura kushtetute europiane parashikon te reformoje institucionet e Unionit, qe u krijuan fillimisht per 6 shtetet themeluese, per te krijuar kapacitetet e nevojshme per zgjerim.

Cdo vend anetar parashikohet qe me Traktatin e Lisbones te kete vetem nje perfaqesues ne Komision, te rritet pushteti i Parlamentit Europian ne vendimmarrje, pasi aktualisht roli i tij eshte me shume konsultues, si dhe parashikohet me traktat largimi vullentar i nje vendi anetar nga Unioni, cfare nuk ishte parashikuar me traktatet ekzistuese.

Top Channel