Somali, piratet godasin serish

02/10/2009 23:25

Piratet somaleze godasin serish. Kete radhe eshte “preja” e tyre ka qene nje anije peshkimi spanjolle me 36 persona ne bord.

“Kemi humbur kontaktet me anijen pasi thirrjes se nje prej anetareve te bordit te saj te bere ne radio ku thuhej se anija po sulmohej nga piratet, ne afersi te brigjeve somaleze”, deklaroi pronari i anijes se peshkimit.

Alarmi i sulmit pirat eshte dhene ne oret e para te dites se premte dhe qe prej asaj kohe asnje kontakt nuk eshte mundur te vendoset me anijen.

Anija perbehej nga 16 spanjolle, 8 indoneziane, 4 ganeze, 3 senegaleze, 1 nga Bregu i Fildishte dhe nje nga Madagaskari.

Top Channel