OKB: Zgjedhjet ne Afganistan paten manipulime

02/10/2009 01:40

Perfaqesia e Organizates se Kombeve te Bashkuara ne Afganistan ne raportin e saj per zgjedhjet e 20 gushtit ka pohuar se ka patur manipulime.

Ne raport nuk qartesohet nese manipulimet kane qene te nje shkalle qe mund te kene ndikuar ne rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve.

Megjithate OKB shton se nuk i takon kesaj perfaqesie te vendose ne lidhje me ecurine e procesit zgjedhor ne Afganistan por Komisionin Elektoral vendas ne Kabul.

Zgjedhjet e 20 gushtit riafirmuan ne krye te vendit presidentin Hamid Karzai por rezultati i procesit zgjedhor u kundershtua nga rivali i tij per president, ish ministri i Jashtem, Abdullah Abdullah.

Top Channel