Irlande, qytetaret ne votime per Traktatin e Lisbones

02/10/2009 09:55

Sot eshte nje dite me rendesi te vecante per te ardhmen e Bashkimit Europian pasi Irlanda voton per here te dyte Traktatin e Lisbones qe cilesohet edhe si kushtetuta e re e unionit.

Shtetasit irlandeze e hodhen poshte heren e pare kete dokument dhe nese ata do thone serish “jo” ne votat e dites se sotme, atehere Traktati i Lisbones do te hynte ne nje spirale pa fund. Ky traktat parashikon reforma radikale ne radhet e Bashkimit Europian dhe legjislacionit te unionit.

Ne votime jane thirrur 3.1 milione irlandeze dhe kete vit, ndryshe nga 18 muaj me pare, sondazhet flasin per pranimin e traktatit nga irlandezet. Por nga ana tjeter, kryeministri Brian Cowen eshte treguar shume i rezervuar sepse kundershtaret e traktatit thone se limiton sovranitetin kombetar. Nese traktati merr pelqimin e irlandezeve, atehere do kete edhe nje emerim te shpejte te Tony Blair si president i BE-se.

Kete e konfirmon nje bashkepunetor i afert i ish kryeministrit britanik per gazeten “The Sun”. Pranimi i mundshem i traktatit nga ana e irlandezeve lidhet ne menyre jo te drejteperdrejte edhe me vendin tone, pasi disa here BE ka theksuar se pa zgjidhur problemet brenda radheve te saj, nuk mund te shikonte me hollesi kerkesen e Tiranes per te marre driten jeshile te vendit kandidat per ne union.

 

Top Channel