Durres, Prifti inspekton zonen e Porto Romanos

02/10/2009 08:45

Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Dritan Prifti, deklaroi se ndertimi i Parkut Energjetik ne Porto Romano te Durresit eshte nje nga perparesite e qeverise, pavaresisht qendrimit kunder qe mbajti forca e tij politike gjate fushates se fundit elektorale, kur ishte ne opozite.

“Nuk mund te kete kthim mbrapa per investimet e miratuara dhe te ndermarra ne kuadrin e programit te kesaj qeverie”, ka deklaruar Prifti. Nderkaq, deputeti Osman Metalla ngriti nevojen per nje rishikim te strategjise kombetare te zhvillimit portal, duke i lene vend vemendjes jo vetem per portet komerciale, por edhe per ato turistike dhe te peshkimit.

Ne nje nga inspektimet e para te tij ne detyren e ministrit, Dritan Prifti eshte ndalur ne pontilin e karburanteve dhe gazit ne veri te Durresit, atje ku qeveria ka miratuar masterplanin e ndertimit te nje parku energjetik dhe industrial dhe ka hapur driten jeshile per ndertimin e TEC-it te pare me qymyrguri nga kompania italiane “Enel”.

Gjate takimit ne Porto Romano, Prifti siguroi drejtuesit e pontilit dhe koncensionaret se kane mbeshtetjen e tij dhe te Kryeministrit Berisha per te cuar perpara kete pontil dhe zhvillimin e krejt zones qe do te sjelle me shume punesim dhe te ardhura. Mungesa e infrastruktures rrugore, ujit dhe telefonise fikse, ishin problemet e ngritura nga drejtori i pontilit, per te cilat ministri u shpreh i gatshem per te nderhyre.

Mbeshtetur ne kundershtimin e komunitetit per ngritjen e TEC-it me qymyrguri ne kete zone, ministri dhe specialistet thane se nga kompania italiane “Enel” do te kerkohet plotesimi i te gjitha standardeve bashkekohore per te ulur ne maksimum ndikimet e tij ne mjedis. Ndertimi i TEC-it gjen ndjeshmeri te komuniteti, pranoi ministri Prifti, prandaj duhet te shpjegohet ne publik mbi investimin dhe shmangien e ndikimit te tij ne mjedis.

Ne kete pontil pritet te behet edhe perpunimi i anijeve me bitum, solar e mazut, pasi ndertimi i depozitave eshte ne proces. Kapacitetet e pontilit dhe marreveshja e koncensionit nuk e lejon qe kompania italiane te perpunoje lenden e vet djegese ne te, prandaj eshte parashikuar qe “Enel” te ngreje nje tjeter pontil per qellimet e saj. Pontili i karburanteve pritet qe te nise nga puna me kapacitet te plote ne kete fundviti, qe do te shenoje dhe mbylljen perfundimtare te perpunimit te karburanteve nga Porti detar i Durresit.

Top Channel