Spanje, 74 te arrestuar per pedopornografi

01/10/2009 14:55

Policia spanjolle ka arrestuar 74 persona ne operacionin me te madh te organizuar kunder pedopornografise.

Mbi 600 oficere policie u perfshine ne nje aksion qe u shtri ne te gjithe vendin dhe qe kerkoi dy jave per t’u perfunduar.

Nje numer i madh laptop-esh, 300 kimpjutera dhe miliona file jane sekuestruar dhe u jane nenshtruar analizave, bejne te ditur autoritetet lokale.

Sipas burimeve, arrestimet u kryen pasi u gjurmuan me shume se 2500 lidhje interneti. Te dhenat qe ndodhen ne kompjuterat e ndaluar do te kontrollohen me te dhenat e Interpolit, ne tentative per te identifikuar te rriturit dhe femijet qe shfaqen ne fotografi dhe video.

74 te arrestuarit thuhen se jane sherbyes civile, studente, punonjes zyre dhe mesues. Ata u arrestuan pas dyshimeve se zoteronin dhe shperndanin pamje me abuzime seksuale ndaj femijeve.

Burimet shtojne se nje prej tyre kishte material pornografik me mbesen 13 vjecare dhe saktesojne se 61 persona te tjere do te hetohen ne gjendje te lire.

Top Channel