Kuvendi, mungesa e opozites bllokon disa pr/ligje

01/10/2009 19:40

Parlamenti pritet te hyje ne krize inistucionale nese bojkoti i opozites vazhdon.

Mazhoranca ne numra 74, nuk arrin te miratoje nje sere projektligjesh te rendesishme qe kerkojne shumice te cilesuar, pra 84 vota. Madje jo vetem kaq, por edhe nese opozita merr pjese ne Kuvend, do te duhen se paku 10 vota socialistesh qe te miratohen 10 projektligje te perfshira ne programin e punes se Kuvendit.

Disa prej tyre jane projektligje qe lidhen me funksionimin e sistemit te drejtesise dhe qe jane  trasheguar prej legjislatures se meparshme per shkak se opozita kishte kontenstime per hartimit te tyre dhe shumica pas vitit 2007 nuk i kishte 84 vota per t’i miratuar e vetme.

Dy prej tyre jane drafti per Gjykaten Administrative dhe administraten gjyqesore, te parqitura nga Keshilli i Ministrave ne tetor dhe korrik 2008, apo Kodi Penal i paraqitur dy here brenda nje jave per ndryshime ne Kuvend, perkatesisht me 11 dhe 18 maj 2007, se bashku me Kodin Civil.

Pervec projektligjeve te bartura nga legjislatura e kaluar, ne korrik te ketij viti qeveria ka paraqitur ne kuvend per miratim edhe nje sere projektligjesh per disa ndryshime ne kodin hekurudhor, kodin doganor, kodin ajror, kodin rrugor, dhe kodin detar. Sipas Kushtetues, te gjitha kodet miratohen me tre te pestat, cka kerkon jo vetem pjesmarrjen e opozites ne Kuvend, por edhe konsensusin e saj.

Kjo edhe per disa projektligje te rendesishme, te paraqitura se fundi nga qeveria si ai per percaktimin e formes dhe te formules se privatizimit te INSIG, projektligjin per legalizimin urbanizimin dhe integrimin e ndetimeve pa leje.

Por edhe per ceshtje qe hasen ne jo pak debate si ai per ratfikimin e marrveshjes se bashekpunimit mes Shqiperise dhe Greqise per kerkimin zhvarrimin dhe identifikimin e ushtareve greke te rene ne Shqiperi, dhe ratfikimi i marreveshjes mes Shqiperise dhe Greqise per delimitimin e zonave te tyre perkatese te shelfit kontinental dhe te zonave te tjera detare qe u perkasin ne baze te se drejtes nderkombetare.

Top Channel