Historia, Meta: Korigjim profesional

01/10/2009 01:15

Autori i tekstit mesimor, Historia 12 qe eshte vene ne qender te kritikave eshte shprehur ne emisionin Top Show ne Top Channel se libri do te korigjohet profesionalisht aty ku autoret do ta shikojne te nevojshem.

“Historine kemi rifilluar ta rishkruajme para deklarates se Berishes me 2007. Ky liber si gjithe te tjeret do te ripunohet, do te rivleresohet. Do perpiqemi ta permiresojme librin aty ku eshte e nevojshme. Do bejme te gjitha korigjimet qe jane profesionalisht te pranueshme”, eshte shprehur autori, Beqir Meta.

Nderkohe qe historiani tjeter pjesemarres ne talk show, Pellumb Xhufi vleresoi deklaraten e Berishes me 2007 si te arsyeshme por qe mbart rreziqe.

“Kerkesa e Berishes me 2007 per rishkrimin e historise qendron dhe historianet jane dakort. Problemi eshte se kryeministri ka shprehur mendimet e tij per ngjarjet historike si, lufta anti fashiste, komunizmin , 2 prillin dhe 14 shtatorin cka ndikon ne mbajtjen e nje qendrimi te drejte”, eshte shprehur Xhufi.

Top Channel