Rifillimi i furnizimit me naftë, BE miraton paraprakisht kredinë 90 mld euro për Ukrainën, BE: Kredia, një mbështetje jetike
Mijera persona kane mbetur te bllokuar nen rrenoja dhe te pakten 13 te tjere kane humbur jeten pas termetit te fuqishem qe tronditi ishullin indonezian te Sumatres.
Epiqendra e lekundjes sizmike ishte rreth 50 kilometra larg bregut, ne afersi te qytetit te Padangut. Sipas informacioneve te autoriteteve lokale, termeti ka shkaterruar ndertesa te medha, hotele dhe ura.
Qendra e Paralajmerimit te Tsunamit ka bere te ditur se nuk ka pasur asnje alarm. Njoftimi vjen pasi ore me pare nje tsunami i shkaktuar nga nje termet ne Paqesorin Jugor vrau mbi 100 persona ne nje zinxhir ishujsh.
Deshmitaret nga qyteti i Padangut, popullsia e te cilit arrin ne 900 mije banore, tregojne se qytetaret kane dale nga shtepite e tyre.
Top Channel