SHBA-Kube, takim i nivelit te larte diplomatik

30/09/2009 09:45

Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Kuba kane hedhur nje hap te rendesishem per normalizimin e marredhenieve te ngrira qe prej rreth gjysme shekulli.

Me ardhjen e presidentit Obama ne krye te administrates amerikane u dhane sinjalet e para per rinisjen e bisedimeve por hapi konkret ka ardhur gjate oreve te fundit pas takimit te nivelit te larte diplomatik mes perfaqesuesve te dy vendeve.

Pergjegjesi i larte amerikan, Bisa Williams takoi ne Havana zv/ministrin e Jashtem, Dagoberto Rodriguez. Ky takim eshte i pari i nje niveli te tille qe prej vitit 2002 dhe parashikon nje marreveshje per shkembimet postare direkte mes Kubes dhe SHBA-se.

Top Channel